Olli: Rezultatet, jo para fundit të korrikut

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 qershorit nuk do të dalin para fundit të muajit korrik. Zëdhënësi i KQZ Leonard Olli ka deklaruar në një konferencë për shtyp se ka përfunduar në këtë institucion procesi I ankimimit por duhen rreth 2 javë që ky proces të mbyllet edhe në kolegjin zgjedhor. Deri më tani KQZ ka shqyrtuar 15 ankimime nga parti të ndryshme, të cilat në pjesën më të madhe të tyre kanë vendosur ti drejtohen edhe kolegjit zgjedhor. Vetë KQZ do të presë përfundimin e procesit të ankimimeve para se të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.