KQZ-ja, Berisha-Ramës: Vetë re në gropë, çohu dhe dil tani ose rri aty
Fier- Kryeministri i vendit zoti Sali Berisha ishte i pranishëm mëngjesin e së dielës në Fier për të inaguruar rishtrimin e segementit Fier-Levan.
Një aks ky tepër problematik deri më sot të cilin dhe kryeministri e cilësoi si tepër të rëndësishëm për banorët e kësaj zone.
Teksa renditi reformat e bëra nga qeveria ëkto tetë vite, premtoi qytetarëve se në mandatin e ardhshëm do të do të bëjë gjithçka për zhvillimin, punësimin dhe modernizimin e vendit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ironizoi edhe fushatën e liderit të opozotës në Vlorë.
Dje ju paraqiti Vlorës dhe vlonjatëve kujtimet e vegjëlisë, ju paraqitit veten fëmijë në plazh, (qesh kryeministri), normal, qëllimi pse e bëri ishte djallëzor, skishte tjetër qëllim veçse atë të shkuljes së veshit, aleanca e 1 prillit, do shkojë drejt shkuljes së veshit. Ne nuk do merremi me to, ne do të merremi me rrugë, me shkolla, me klopshte, ujësjellësa, rritje rrogaësh e pensionesh, modernizimin e këtij vendi, zhvillimin e tij, shtrirjen e teknologjisë së lartë në çdo qelizë, ta bëjmë Shqipërinë edhe shumë më tëërheqëse për investimet e huaja e të vendit. Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme, Shqipëria prek 4-vjeçarin e ardhshëm zhvillimet më gjigande të saj,- tha Berisha.
Duke folur për situatën në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Berisha tha se Jani Janin nuk e hoqi ai, por vetë Rama me aleancën e tij.
Ndërsa tha se në këtë gropë ai ra vetë, ndaj vetë duhet të dalë prej saj.
I them ti lërë sharjet, të lërë dëshpërimin se është i dëshpëruar shumë, Pse hyre në garë atëherë? Ti i kishe në arkivë humbjet më të mëdha. Bën pazar me Jani Janin, e terrorizoi. Tani thotë të rikompozojmë KQZ-në, po kush i hoqi anëtarët e KQZ? Vetë i hoqe, vetë re në gropë, çou dil ose mos dil, u hspreh kryeministri.
Sbie rrufeja në pus të ujit, e thotë mirë populli. Do na bëhet edhe piktor edhe hero tani,- tha ndër të tjera Berisha për Ramën.