KQZ-ja miraton buxhetin për zgjedhjet

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qëndror Zgjedhor është miratuar buxheti i këtij institucioni. Buxheti prej 7.3 miliardë lekë është votuar me unanimitet nga anëtarët e KQZ-së. Vrojtimi i procesit të numërimit të votave përmes kamerave do të kushtojë 1.4 milionë dollarë. Për herë të parë në Shqipëri, grupet e numërimit të votave do të kenë mbi kokë një monitor dhe çdo fletë votimi do të pasqyrohet në të, në kohën reale. Gjithashtu me këtë fond do të blehen fletët e votimit për zgjedhjet e qershorit, të cilat pritet të jenë 3195913 copë. Sipas Kodit Zgjedhor KQZ duhet të kërkojë shtypjen e fletëve të votimit të barabartë me numrin e zgjedhësve plus 2% të kësaj shume.