Manifestimi, Rama falenderon qytetarët

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një konferencë për shtyp falenderoi qytetarët për manifestimin madhështor që u zhvillua dje në sheshin 'Skëndërbej'. Ishte një manifestim qytetar i ndjenjave dhe solidaritetit me të gjithë ata që dje kishin nevojë për dashuri u shpreh Rama. Sipas tij manifestimi ishte shprehja që Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe shprehje për të mos harruar. Programi i qeverisje së Partisë Socialiste është që të bëjë gjithcka që do të premtojë sepse duam ti japim jetë një politikë të re, një fryme emancipuese dhe jo asaj fryme të vjetër përcarëse theksoi Rama.