E Diel, 1 Nëntor 2026

Gare me makina mes shqiptarit e rumunit, vdes nje grua italiane ne rruge

Viktima e ngjarjes se ndodhur ne Chietti, Itali

Nga Dritan Gremi

Chieti, 16 mars 13:02 NOA – Një i vdekur dhe pesë të plagosur. Ky është bilanci i një aksidenti rrugor, që ndodhi sot në orët e paradites, në zonën Alento, te rruga dytësore që lidh rajonet e Chietit dhe Francavillës.  

Policia pasi kreu hetimet paraprake vlerësoi se ishte një shtetas shqiptar si dhe një rumun, që të dy, emigrantë të rregullt në Itali, që shkaktuan aksidentin fatal gjatë një gare shpejtësie mes tyre.

Viktima është një grua, 93-vjeçarja italiane, Levina De Cerchio. Ajo udhëtonte duke drejtuar një makinë të markës “Ford” tip “Fiesta” me drejtim Chiettin (shikoni foton e aksidentit).

Aksidenti ndodhi pikërisht kur një makinë e markës “Benz Mercedes” që drejtohej nga i riu shqiptar, duke parakaluar një veturë tjetër, është përplasur me makinën që gjendej në korsinë përbri.

Në bordin e makinës gjendej edhe djali i saj si dhe një person i tretë. Që të dy ata u dërguan në spital ku mjekët thanë se djali i të ndjerës është në gjendje të rëndë, kurse për të plagosurën tjetër, dhanë detyrim përkujdesjeje shëndetësore për 45 ditë.

Ndërkohë, i riu shqiptar, u dërgua po ashtu në spitalin lokal, ku mjekët thanë se gjendja e tij është kritike.

Policia zbardhi se në bordin e makinës tjetër, që parakaloi shqiptari, gjendej një emigrant rumun dhe vëllai i tij. Asnjë prej tyre nuk është në rrezik jete.

Në lidhje me ngjarjen, policia tha se ka ngritur paraprakisht, akuzat e vrasjes ndaj shtetasit rumun dhe atij shqiptar.

d.g/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›