E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ-ja numëron sërish sot fletët e kontestuara

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve mblidhet sot në orën 09:00 për të vijuar numërimin e fletëve të kontestura, të cilat do të përllogariten në tabelën përfundimtare të rezultateve për bashkinë e Tiranës.
 

Deri më tani KQZ-ja ka numëruar 53 kuti nga 65 gjithsej, ndërsa sot pritet të numërohen 12 kuti me fletë të kontestuara.
Nga numërimi i deritanishëm rezultojnë 80 vota në favor të kandidatit “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha kundrej 31 votave për kandidatin e “aleancës për të ardhmen” Edi Rama.
 

Ndërkohë numërimi i fletëve të kontestuara prej ditësh po shoqërohet me tension jashtë godinës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku deputetë dhe mbështetës të PS-ja shpeshherë janë konfliktuar me forcat e policisë të cilat janë pozicionuar prej ditësh pranë këtij institucioni.
 

Gjithashtu Partia Socialiste ka protestuar kundër numërimit të fletëve të kontestuara jo vetëm jashtë ambjenteve të KQZ-së por edhe në disa qytete të vendit. Gjatë ditës së djeshme mbështetës dhe deputetë të saj kanë protestuar në qytetet Fier, Vlorë, Durrës, Kavajë, Lezhë ku kanë bllokuar rrugët dhe kanë djegur goma makinash.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›