E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ-ja rekomandon zgjedhjet lokale në fund të shtatorit

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga pritet që deri në fund të javës së ardhshme të shpallë dekretin për zgjedhjet lokale. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka i ka thënë Radio Kosovës t’i ketë sugjeruar presidentes që për shkak të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor data 22 shtator është më e përshtatshmja për mbajtjen e zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka rekomanduar presidentes së datat 22 ose 29 shtator janë më të volitshmet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Kryetarja e këtij Komisioni Valdete Daka ka thënë se presin që presidentja të ketë mirëkuptim ndaj rekomandimit të organit të zgjedhjeve ngase kjo do të kontribuonte edhe evitimit të parregullsive dhe vjedhjes së votave.

Por nga Zyra e presidentes së vendit është njoftuar vetëm se e para e vendit ka zhvilluar edhe disa takime në kuadër të konsultave me subjekte politike të vendit para shpalljes së zgjedhjeve.

Këshilltari i Presidentes Selim Selimi ka thënë se së shpejti presidentja do të shpall dekretin rreth kësaj dhe ka përmendur që më së largu do të jetë fillimi i majit.

Selimi nuk ka qartësuar nëse data 22 shtator e propozuar edhe nga disa subjekte politike do të jetë vendimtare do të respektohet nga presidentja.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka gjithashtu ka thënë se po presin një marrëveshje në dialogun në Bruksel. Kjo mund të shtyj edhe shpalljen e zgjedhjeve për fillin e muajit maj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›