E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ jashte funksionit

Përfaqësuesi i tretë i opozitës i propozuar nga PBDNJ-ja, Jani Jani ka deklaruar ngrirjen e veprimtarisë e tij në KQZ, çka pas dorëheqjes së dy anëtarëve të PS, Denar Bibës dhe Albana Shtyllës  një ditë me parë, e nxjerr këtë institucion jashtë funksionit.

Në këtë mënyrë Jani nuk do të marrë pjesë në asnjë nga mbledhjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke iu bashkuar kolegëve të tij të larguar nga ky institucion. "Ngjarjet e diteve te fundit qe nisen me debatet per lirimin e nje anetari te KQZ-se dhe qe u finalizuan me nderprerjen e mandatit ne menyre te kundraligjshme me dhunen e kartonave si edhe aktet e doreheqjes se dy kolegeve te mi, me obligon te shpreh mendimin dhe Zgjedhjet 2013Shqetësim amerikan për KQZ BE thërret ekspertin e Venecias KQZ, PPE mbështet Berishën qendrimin tim si anetar i KQZ-se. Kam pranuar me deshire detyren e anetarit te KQZ-se , vetem e vetem per te kontribuar ne proceset zgjedhore.Kam besuar se ajo qe shprehet ne ligj nuk eshte e detyrueshme vetem per ne, por edhe per politiken. Per fat te keq konstatoj, duke marre shkas nga zhvillimet e fundit se forca te caktuara politike dhe konkretisht mazhoranca aktuale haptazi ka ndermarre veprime qe cenojne pavaresine e ketij institucioni duke shkelur ligjin. Gjithashtu vleresoj aktin e doreheqjes se dy kolegeve te mi si zgjedhje te drejte te bindjes se tyre. Per arsye te situatave te krijuara dhe ne pritje te nje reflektimi real, te dukshem te politikes per te hequr dore nga tentativat per te cenuar pavaresine e ketij institucioni, si edhe ne shenje solidariteti me koleget e mi, deklaroj ngrirjen e veprimtarise time formale ne KQZ", thotë Jani, në letrën e tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›