E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ jep urdhër pak orë para zgjedhjeve: Të hiqen materialet propagandistike të vendosura 300 metra nga qendrat e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike të partive politike që ndodhen në një distancë më të vogël se 300 metra nga qendrat e votimit dhe KZAZ-të.

KQZ ka urdhuruar Policia e Shtetit dhe policitë bashkiake për zbatimin e këtij vendimi.

Njoftimi i plotë:

  1. Heqjen e menjëhershme të të gjitha materialeve propagandistike të subjekteve zgjedhore nga të gjitha ekranet LED Ëall në distancë më të vogël se 300 metra nga selitë e QV-ve, KZAZ-ve dhe VNV-ve.
  2. Ngarkohen subjektet zgjedhore, Policia e Shtetit dhe policitë bashkiake për zbatimin e këtij vendimi.
  3. Ky vendim do ju njoftohet subjekteve zgjedhore, Policisë së Shtetit si dhe Policive Bashkiake nëpërmjet postës elektronike.
  4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›