E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ kërkon ndjekje penale për 50 komisionerë dhe numërues në qarkun e Lezhës

kqzKomisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të padisë në prokurori disa prej anëtarëve të  komisioneve të votimit në qarkun e Lezhës. Sipas KQZ-së këta persona do të hetohen nën akuzën e manipulimit të tabelave dhe tjetërsimit të rezultatit të zgjedhjeve në qarkun më problematik të 23 qershorit. “Me marrjen sot të vendimit për kallëzimet penale ndaj personave të ngarkuar me administrimin e procesit të votimit dhe numërimit të votave,të shpresojmë që në zgjedhjet e ardhshme këto të dyja tu shërbejnë të gjithë komisionerëve që të mos përqëriten gjëra të tilla më. Transparenca e kutive të votimit, e hapjes së tyre dhe marrja e këtyre masave të shërbejë që nesër që komisionerët të jenë të përgjegjshëm për atë që ata marrin përsipër të bëjnë”, tha kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi. Ndërsa anëtarti i KQZ-së, Klement Zguri, tha ndër të tjerash se “këto janë subjekte zgjedhore që të mbysin, i mbrojnë deri në pikën e fundit veprime të tilla, edhe duke qenë se komisionerët janë përfaqësuesit e partive duhet ta pranojnë veprimtarinë e tyre. Shifra të dala nga veprime manipulative i pranojnë subjekte zgjedhore, është edhe ky një problem më vete”. Manipulimi me votat e Lezhës u faktua zyrtarisht pas hapjes së 10 kutive të  këtij qarku nga KQZ-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›