E Diel, 1 Nëntor 2026

Toponimet vendim absurd, kalojnë vetëm fëmijët e lindur në Athinë

Greqia surprizon lidhur me çështjen e toponimeve. Urdhëri i fundit i lëshuar nga shteti helen u jep të drejtën fëmijëve të emigrantëve që kanë lindur në Athinë, që më parë kanë pasur probleme me toponimet të kalojnë nga Shqipëria në drejtim të vendit fqinj, Greqisë.

Vendimi i palës greke është konfirmuar nga Drejtori i Kufirit të Kapshticës, i cili sqaron se do të lejohen të kalojnë për në Greqi fëmijët që kanë lindur në Athinë, ndërsa përjashtohen ata që kanë lindur në Selanik, Follorinë apo rrethina të tjera.

Ende mbetet e paqartë ky vendim selektiv nga ana e shtetit grek. Ndërkaq mësohet se autoritetet shqiptare kanë nisur një takim me palën greke, për të kuptuar dicka më shumë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›