KQZ kerkon punonjes per djegien e fleteve te votimit
Tirane 30 dhjetor NOA - Pas vendimit te debatueshem te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per djegien e fleteve te votimit dhe hapjen e kutive me materiale zgjedhore ka nisur puna per venien tij ne zbatim.
Per eliminimin e fleteve duke i djegur me benzine KQZ-ja njofton se duhet te shtohet numri i personelit te ketij institucionin. Ne njoftimin e publikuar sot ne faqen zyrtare te KQZ-se njoftohet se kerkohet supervizor logjistike dhe punetor logjistike per kete proces.
Ne zbatim te vendimit nr. 51 date 29.12.2010 Per hapjen e kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore te perdorura ne zgjedhjet per Kuvendin te dates 29 Qershor 2009 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te punesoje personel te perkohshem duke filluar nga data 7 Janar 2011 ne pozicionet e meposhtme Supervizor Logjistike punetor logjistike njofton KQZ-ja.
Ne baze te vendimit te marre dy dite me pare duhen rreth 70 dite per djegien e fleteve te votimit. Nderkohe qe punetoret duhen edhe per hapjen e kutive dhe pastrimin e tyre.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon qe te aplikojne te gjithe te interesuarit qe kane punuar me pare dhe kane eksperience ne logjistiken zgjedhore thuhet ne njoftim. Per te interesuarit qe kerkojne te aplikojne ne kete institucion KQZ-ja sqaron se dokumentacioni duhet dorezuar ne KQZ brenda dates 5 Janar 2011 ora 16.00.
a.k/NOA