DJE VENDIMI KQZ hap kutite fletet do digjen per dy muaj
OPOZITA BRAKTIS MBLEDHJEN/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dje hapjen e kutive dhe djegien e fleteve te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Pas debatesh te shumta vetem me kater votat e maxhorances ne KQZ u vendos qe procesi i djegies se fleteve te votimit dhe i administrimit te materialeve zgjedhore te nise ne 7 janar dhe te mbyllet ne 5 mars 2011. Dyfishohet numri i punonjesve qe do te ekzekutojne vendimin. Opozita braktis KQZ Ristani i keqperdorur.Mes debatesh te shumta nga anetaret e KQZ-se dhe perfaqesuesit politike te PD-se e PS-se KQZ-ja vendosi me 4 votat e perfaqesuesve te votuar nga maxhoranca qe procesi i pastrimit te kutive te votimit te nise ne daten 7 janar e te perfundoje ne 5 mars. Gjate kesaj periudhe 2-mujore do te punesohen 48 persona ose 2 here me shume se ckishte parashikuar vete KQZ-ja per te perfunduar kete proces sa me shpejt. Anetaret e opozites ne KQZ Deshira Subashi e Artan Laze braktisen punimet e komisionit duke kerkuar shtyrjen e vendimit deri ne gjetjen e nje zgjidhjeje te situates politike. Nuk ka pike vullneti madje administrata eshte teresisht e njeanshme. Merrni vendimin nga nje mbledhje e shtyre dhe ka nje material te caktuar por sot kemi para ne tavoline nje material tjeter. Nuk deshiroj ti bej koment se jam kunder. Ka elemente teknike qe ndryshojne dhe ne jemi kunder. Vendimmarrja 4 me 3 eshte ceshtje besimi per ne ketu por edhe per ata qe perfaqesojme ne ne kete komision. Sigurisht qe une nuk jam pjese e shqyrtimit te ketij komisioni tha Subashi dhe u largua nga mbledhja. Kreu i KQZ-se Arben Ristani duke e cilesuar si hipokrit largimin e opozites u shpreh i vendosur ne miratimin e vendimit dhe e kaloi me 4 vota. Ne kete menyre hapja e kutive do te shoqerohet me djegien e fleteve te votimit ku jane parashikuar te blihen 500 litra benzine per kete te mbahen materialet e domosdoshme per zgjedhjet lokale si dhe materialet e caktuara nga ligji te shkojne ne Arkiv te Shtetit. Sapo zonja Subashi kerkoi konsensus per zgjidhjen e ceshtjes dhe konsensusin ju e shikoni u cuan dhe iken pa debatuar per ceshtjen sigurisht pa u referuar ne asnje dispozite ligjore pa dhene asnje argument ligjor per ate qe kerkojne thjesht cohen dhe ikin. Pra ikin me nje hipokrizi te paturpshme sepse ketu pretendojne qe do te zgjidhin me konsensus ceshtjen dhe pa pritur debatin pa debatuar per ceshtjen pa dhene mundesi per konsensus cohen dhe largohen nga KQZ-ja. Sigurisht qe me vjen keq per konsensusin e munguar sigurisht qe me vjen keq per shkeljen e betimit qe anetaret te cilet u larguan kane bere per te qene te paanshem ne detyren e tyre tha Ristani pas largimit te anetareve te opozites. Nga ana tjeter perfaqesuesi juridik i PS-se ne KQZ Genci Gjoncaj u shpreh se ka nje deklarate nga kryeministri per blerjen e kutive te reja. Sipas tij ky eshte nje qendrim me dy standarde i maxhorances dhe kerkoi qe KQZ-ja te bleje keto kuti. shte thene publike qe ka nje fond per te blete kutite e reja e bere para dy muajsh nga kreu i maxhorances. Bile ka pasur nje deklarate tjeter qe nga palet do te negociohet dhe nuk e kuptoj qe tjeter thuhet publikisht e tjeter behet tha Gjoncaj.
Debatet ne KQZ
Genci Gjoncaj PS Ju e keni kthyer KQZ-ne ne instrument politik. Ju kryetar mund te jeni njeri i besueshem por ju duhet qe nje ore e me pare te jepni doreheqjen. Ju nuk mund te beni rolin e Neronit demokrat te shekullit XXI.
Arben Ristani Nuk dua te bej politike sic bete ju por arbitri i mbeshtetur nga te gjithe OSBE/ODIHR shpreh ne raport se KQZ-ja ka bere detyren me kompetence dhe paanshmeri dhe ne menyre te vecante kryetari i KQZ-se ka drejtuar mbledhjet me transparence dhe paanshmeri. reagon Gjoncaj. Genci une flas me ligj dhe jo me pallavra politike.
Genci Gjoncaj Do te isha dakord me ju po te ishim ne nje situate normale. Kuvendi mund te thote jo per hetimin e zgjedhjeve por Kuvendi nuk eshte prone e askujt dhe sdo te thote qe opozita ka hequr dore nga hetimi i zgjedhjeve. Ju lutem konsiderojeni kete propozim.
Arben Ristani Mbi baze ligjore e kerkoni kete
Genci Gjoncaj Ne baze te nenit 174 pika 4 ju jep afat 24 muaj nga shpallja e rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve.
Arben Ristani Kjo ka te beje me piken 3 per kete regjim qe thoni ju per dokumentet qe kane KZAZ-te. Por ketu nuk flitet per kutite e votimit.
Genci Gjoncaj shte thene publike qe ka nje fond per te blere kutite e reja e bere para dy muajsh nga kreu i maxhorances. Bile ka pasur nje deklarate tjeter qe nga palet do te negociohet dhe nuk e kuptoj qe tjeter thuhet publikisht e tjeter behet.
Deshira Subashi Nuk ka pike vullneti madje administrata eshte teresisht e njeanshme. Merrni vendimin ne nje mbledhje te shtyre. U tha dhe si mbledhje e shtyre ka nje material te caktuar por sot kemi para ne tavoline nje material tjeter. Nuk deshiroj ti bej koment se jam kunder. Vendimmarrja 4 me 3 eshte ceshtje besimi per ne ketu por edhe per ata qe perfaqesojme ne ne kete komision. Sigurisht qe une nuk jam pjese e shqyrtimit te ketij komisioni.largohet nga mbledhja
Arben Ristani Sapo zonja Subashi kerkoi konsensus per zgjidhjen e ceshtjes dhe konsensusin ju e shikoni u cuan dhe iken pa debatuar per ceshtjen sigurisht pa u referuar ne asnje dispozite ligjore pa dhene asnje argument ligjor per ate qe kerkojne thjesht cohen dhe ikin. Pra ikin me nje hipokrizi te paturpshme sepse ketu pretendojne qe do te zgjidhin me konsensus ceshtjen dhe pa pritur debatin pa debatuar per ceshtjen pa dhene mundesi per konsensus cohen dhe largohen nga KQZ-ja.
Genci Gjoncaj Po te lutem pse ben komente kur ata sjane
Arben Ristani Jo sjane komente. Nuk kam pune me ty.
Genci Gjoncaj Fol vete voto vete
Arben Ristani Une bej detyren sipas ligjit. Mirupafshim dhe ju mirepresim.
Gjoncaj Ristani te jape doreheqjen eshte keqperdorur
Partia Socialiste kerkon doreheqjen e kreut te KQZ-se Arben Ristani duke e cilesuar si nje person politik. Perfaqesuesi i PS-se ne KQZ u shpreh se Ristani eshte nje instrument i maxhorances. Ju e keni kthyer KQZ-ne ne instrument politik. Ju kryetar mund te jeni njeri i besueshem por ju duhet qe nje ore e me pare te jepni doreheqjen. Ju nuk mund te beni rolin e Neronit demokrat te shekullit te XXI tha Gjoncaj. Por Ristani ne pergjigje te kesaj kerkese u shpreh se ajo eshte e motivuar politikisht dhe deklaroi se puna e tij eshte vleresuar nga raporti i OSBE/ODIHR-it. Nuk dua te bej politike sic bete ju por arbitri i mbeshtetur nga te gjithe OSBE/ODIHR-i shpreh ne raport se KQZ-ja ka bere detyren me kompetence dhe paanshmeri e ne menyre te vecante kryetari i KQZ-se ka drejtuar mbledhjet me transparence dhe paanshmeri. Une flas me ligj dhe jo me pallavra politike u pergjigj Ristani. Por Gjoncaj tha me tej se projekt-vendimi per hapjen e kutive eshte i motivuar politikisht. Partia Socialiste ka munguar ne mbledhjen e KQZ-se ne 15 muajt e fundit per arsye se PS-ja ka nje mungese besimi ndaj ketij institucioni. Vecanerisht tek ju zoti kryetar. Ishin zgjedhjet e 28 qershorit qe treguan se ky komision nuk mund te luaje dot rolin e arbitrit te ndershem. Ne lidhje me projekt-vendimin synon te tentoje ne menyre direkte te zhduke cdo prove te manipulimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. Ju kryetar e dini se ka nje kerkese te opozites per te hetuar zgjedhjet e 28 qershorit besoj se e dini se ka nje interes publik te larte ka nje rezolute te Parlamentit Europian qe i kerkon Shqiperise hetimin e zgjedhjeve te kaluara. Raporti i OSBE/ODIHR-it ka permendur nje sere mangesish serioze per sa i perket zgjedhjeve perfshi edhe te numerimit te keq dhe shume te keq ne 22 KZAZ tha Gjoncaj. Si do te hapen kutite e do digjen fletet e votimit
KQZ-ja miratoi dje vendimin perkates per te pastruar kutite e votimit ne dy muaj nga data 7 janar e deri me 5 mars kutite do te jene bosh. Ndryshe nga sa ishte parashikuar do te punesohen 48 punonjes ose 2 here me shume per te perfunduar procesin ne kohe rekord. Tete prej punonjesve do te jene mbikeqyres te cilet do te seleksionojne materialet qe do te shkojne ne arkiv. Pjesa tjeter do te ruhet per tu perdorur ne zgjedhjet e tjera ndersa fletet e votimit do te digjen. do dite parashikohet te hapet nje numer i caktuar kutish dhe menjehere pas hapjes se tyre punonjesit do te marrin fletet e votimit ne kutine perkatese do ti hedhin benzine e me pas do ti djegin. Ky proces do te kryhet ne vijimesi deri ne perfundim te 4700 kutive me flete votimi. Pra fletet e votimit nuk do te mbahen vec deri ne fund por do te asgjesohen kuti pas kutie. Vendimi parashikon edhe menyren e ruajtjes se materialeve me vlere per ti derguar ne Arkiv. Ne perfundim te procesit te hapjes se kutive te votimit Komisioni per Hapjen e Kutive te Votimit harton nje raport dhe ia paraqet KQZ-se.
ERALD KAPRI