Berisha Deputetet e PD do lene imunitetin
Kete e beri te ditur dje kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e fundit te qeverise per kete vit ku lajmeroi edhe nismen e re te shumices. Sipas tij perfaqesuesit e shumices nuk do te kene mburoje kur hetohen per korrupsion dhe krimin e zakonshem. Gjykoj se ne mungese te heqjes se imunitetit per shkak te mospranimit te opozites e cila pretendon te luftoje korrupsionin duke ruajtur e u fshehur pas imunitetit ne duhet te sanksionojme me nje deklarate te firmosur nga te gjithe anetaret e mazhorances ne shembullin e Bundestagut gjerman ne te cilen ata deklarojne se nuk njohin imunitet persa i perket korrupsionit dhe krimit te zakonshem. Gjykoj se ministri i Drejtesise kete ceshtje duhet ta diskutoje edhe ne Keshillin e Larte te Drejtesise ne menyre qe gjyqtaret tane te deklarojne se nuk njohin imunitet tha kryeministri. Sipas tij Gjermania me kete model nuk ka ndryshuar Kushtetuten dhe cka eshte me e rendesishmja ky standard nuk eshte atakuar nga Gjykata Kushtetuese e ketij vendi. Berisha i kerkoi ministrit te Drejtesise Bujar Nishani qe kete ceshtje ta diskutoje edhe me KLD-ne per imunitetin e gjyqtareve. Ne kete menyre parlamentaret dhe gjyqtaret pasi prokuroret nuk e kane me imunitetin ne ligjin e ri behen te pergjegjshem para ligjit ashtu sic e kerkon standardi i nje vendi te lire e te civilizuar. Mora kete shembull se nuk duhet qe ne te rrime duarkryq sepse Edvin Rama nuk do te votoje. Ne kemi mundesi te shumta per zgjidhje alternative me efekt te njejte. Ata le te rrine me imunitet se antiimunitet atyre i ka garantuar prokuroria e cila fle mbi 400 dosje te dorezuara dhe kjo eshte keqardhje tha Berisha. Duke shprehur vleresimin me te madh e duke i bere thirrje prokurorise nga kjo salle te hetoje cdo ceshtje qe ngrihet per secilin zyrtar te ketij vendi nuk mund te mos shpreh qendrimin tim mosaprovimin tim te plote ndaj njeanesise se saj totale ne shqyrtimin e ketij fenomeni. E falenderoj per te gjitha ceshtjet qe ngre ne drejtim te administrates por absolutisht i ben sherbimin me te keq opozites shqiptare dhe vendit duke fjetur mbi dosjet e korrupsionit saj. Persa i perket vitit ne vijim te ardhshem Berisha vecoi zgjedhjet lokale vecanerisht garen e Tiranes. Viti i ardhshem do te jete viti i fitores se thelle te koalicionit per integrim ne zgjedhjet e ardhshme. Duke garantuar qytetaret shqiptare se do te votojne si te gjithe qytetaret europiane qytetare te nje vendi te lire dhe se vota e tyre do te numerohet si ne Shkoder dhe ashtu u numerua ne te gjithe Shqiperine por mora Shkodren meqenese kerkoi rinumerimin shkelqesia e tij dhe Tirana do te kete kryetarin e ri te bashkise. Kjo edhe ne nje akt nuk do te thosha ndihme por edhe kontributi qe opozita te behet me kryetar e te mos e qeverisin me 99-shat e bashkise dhe qe qytetaret e Tiranes te kene menaxherin e vet te problematikes se madhe te krijuar u shpreh kryeministri.
Shalsi Korrupsioni eshte emblema e kesaj qeverie Berisha mashtroi
Partia Socialiste e konsideroi 2010 si vit i deshtuar qe mban autoresine e qeverise Berisha. Ne reagim te bilancit qe kreu i ekzekutivit beri per vitin qe po mbyllim nje dite me pare selia roze tha se Berisha foli per nje Shqiperi virtuale. Deputeti socialist i Tiranes Eduart Shalsi analizoi sektoret strategjike ku sipas tij qeveria ka perkeqesuar treguesit kryesisht per shkak te korrupsionit qe ka mberthyer vendin. Kriza ekonomike tashme ka prekur qelizen baze te shoqerise familjen shqiptare. Mungesa e sigurise ne vend krimet aksidentet ne rruge jane bere nje ritual i perzishem i perditshem i kronikave televizive. Kryeministri e cileson arritjen e madhe si luften kunder korrupsionit nderkohe qe korrupsioni eshte emblema e kesaj qeverie. Majlinda Genci Iliri Luli Ridvani Fatmiri Mimoza Albana keto jane simbolet e korrupsionit njerezit te cileve Saliu u shtrengon doren perdite e po u fal vendin copa-copa tha Eduard Shalsi deputet i PS. Sipas tij shqiptaret po vuajne keqqeverisjen aktuale. Te gjithe shqiptaret sot vuajne nga abuzimi e keqqeverisja e ceshte me keq akoma edhe nga shurdheria e nje pushteti qe eshte ketu vetem per te plackitur.
Ndersa shqiptaret duan te mesojne sesi do ti jepet fund kesaj situate te veshtire Sali Berisha merret me opoziten. Sepse per te armiku eshte opozita dhe cdo gje tjeter eshte parajse.
Qeveria e Sali Berishes nuk eshte zgjidhja por problemi i shqiptareve dhe viti qe po leme pas eshte nje vit per tu harruar dhe jo per tu lavderuar. Shqiperia nuk eshte e lire e fajtor per kete eshte Sali Berisha. Nuk eshte e lire te zgjedhe sepse qeveria e zgjedhjeve te vjedhura vazhdon te vjedhe ne cdo fushe e cdo mundesi qe ka u shpreh Shalsi. Berisha ka deshtuar konkludoi deklaraten per mediat PS sipas se ciles vetem largimi i kesaj qeverie do ti jape fund problemeve te shqiptareve. Vota e shqiptareve nuk eshte me e sigurt e per kete i vetmi qe mund te gezoje e ta konsideroje sukses eshte Sali Berisha. Pasi i ktheu kurrizin cdo zgjidhjeje ai po braktis cdo pune e cdo detyre duke u perqendruar vetem tek balta e vjedhja si mision i vetem i tij. Kjo eshte panorama e Shqiperise nen pushtetin e vjedhur te Sali Berishes. E gjithe konferenca e tij e djeshme provoi edhe nje here se nje kryeminister i deshtuar nuk mund te kete vecse nje bilanc te deshtuar u shpreh deputeti socialist.
PS Qeveria injoroi pensionistet
Deputetja Eglantina Gjermeni reagoi per vendimin e qeverise Berisha per te mos u dhene pensionisteve te papuneve dhe familjeve ne asistence ekonomike shperblimin e fundvitit. Gjermeni u shpreh se ky eshte nje deshtim qe vjen si pasoje e korrupsionit paaftesise dhe papergjegjshmerise te Sali Berishes. Ky vit filloi keq e po perfundon si mos me keq per keto kategori ne nevoje u shpreh deputetja Gjermeni. Ne vitin 2010 per here te pare 540 mije pensioniste 90 000 shqiptare qe marrin ndihme ekonomike 80 mije te papune qe marrin pagesen e papunesise nuk do te marrin as gjelin e fundvitit sepse Sali Berisha ka vendosur te mos ua jape atyre kete shperblim modest deklaroi Gjermeni.
Pollo Sfida jonezgjedhjet me standarde
Ministri i Inovacionit Genc Pollo tha ne Berat se sfida e vitit te ardhshem do te jete zhvillimi i zgjedhjeve sipas standardeve. Nderkohe qe e mbyllim me gezime dhe festime vitin ne mendojme edhe per vitin e ardhshem si dhe per sfidat qe do te kemi sepse ato jane te ndryshme dhe te shumta por nje nder sfidat e perbashket me te gjithe vendin eshte ajo e 8 majit tha Pollo. Sipas tij pavaresisht deshires per te fituar sic eshte normale ne nje gare demokratike duhet te theksoj dhe te ritheksoj nje mesazh qe eshte i pergjithshem per Shqiperine te cilin kryeministri Berisha e konfirmon vazhdimisht e rendesishme eshte qe keto votime ashtu si edhe votimet e para dy vjeteve te jene te lira te ndershme dhe ne perputhje me ligjin. Pollo theksoi se zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane elementi themelor per nje demokraci tashme 20-vjecare ne rrugen e maturimit per integrim dhe anetaresim te plote per ne BE.
Rama i kapur nga krimi i organizuar
Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama akuzoi kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama se eshte peng i krimit te organizuar qe ka interesa ne Bashkine e Tiranes. Socialistet nuk ka sesi te ndihen keq per shkak te gjendjes ne te cilen ndodhet per fat te keq per PS-ne kryetari i tyre qe edhe ne shfaqjen e tij te fundit mediatike nuk foli ne emer te interesave te socialisteve ne emer te qytetareve te ketij vendi por foli si zedhenes mjeran i zene peng nga struktura e krimit te organizuar nga klane mafioze te cilat vazhdojne te ushtrojne presion dhe e detyrojne ate te flase me kete gjuhe per te bere shantazh qe ti dhurohet Bashkia e Tiranes tha Luan Rama.
ADI SHKEMBI