KQZ, kontroll financimeve partiake
Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ende një detyrim ligjor për të kryer e që ka sjellë mjaft debate në të gjitha proceset zgjedhore. Kodi parashikon se KQZ ka të drejtë të kontrollojë çdo dokumentacion apo llogari bankare të subjekteve politike për të bërë auditimin. Çështja e financimeve të partive politike është sanksionuar në disa nene të veçantë të Kodit Zgjedhor, ku përcaktohet qartë se jo më vonë se 45 ditë nga dita e zgjedhjeve, KQZ nis procesin e verifikimit të financimeve publike, përmes një grupi ekspertësh kontabël që do të kryejnë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara gjatë fushatës zgjedhore. Ekspertët kontabël kanë për detyrë që të përpilojnë një raport, i cili paraqitet në KQZ. Por subjektet politike janë të detyruara të punojnë me ekspertët, në të kundërt kodi parashikon sanksione me gjobë nga 50000 lekë, deri në pezullimin e financimit për pesë vjet. Megjithëse para se të arrihet në këtë procedurë, Kodi Zgjedhor ka parashikuar një sërë të dhënash të tjera, si kush mund të bëjë dhurata, vlera maksimale e tyre, regjistrimi i dhuratave etj.
Auditimi i shpenzimeve
Neni 91 i Kodit Zgjedhor parashikon të drejtën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të kontrolluar shpenzimet e subjekteve politike për fushatën zgjedhore. Pika një e këtij neni vëren se
jo më vonë se 45 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të
zgjedhjeve, për çdo subjekt zgjedhor KQZ-ja emëron me short një apo më shumë ekspertë kontabël të licencuar, për të kryer auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për
fushatën zgjedhore. Por për të arritur në një rezultat pozitiv, kodi parashikon detyrimet e partive politike ose bashkëpunimin e tyre në këtë çështje. Në pikën 2 të po këtij neni thuhet se
subjektet zgjedhore duhet të vënë në dispozicion të ekspertit të
emëruar nga KQZ-ja çdo informacion, dokumente apo të dhëna që kanë të bëjnë me financimin dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore, sipas këtij kodi. E thënë ndryshe, KQZ-ja mund të bëjë verifikime të të dhënave të raportit. Madje, verifikimi mund të përshijë edhe pyetjen e personave dhe subjekteve të ndryshme,
këqyrjen e dokumenteve që lidhen me këtë çështje, pranë zyrave përkatëse të subjektit zgjedhor që ka paraqitur raportin, si dhe marrjen e çdo informacioni nga bankat apo persona të tretë, të cilët mund të tregojnë mbi të dhënat e paraqitura në raport.
Njëkohësisht, Kodi Zgjedhor parashikon sanksionet për ato subjekte politike që nuk i përgjigjen këtij ligji. Në të thuhet se mosrespektimi i rregullave të përcaktuara në këtë nen nga subjektet zgjedhore apo dhuruesit, në rast se nuk përbën vepër penale, është kundërvajtje administrative dhe ndëshkohet me gjobë.
Sanksionet
Në rast se subjektet politike shkelin dispozitat për financimin e fushatës, ndëshkohen me gjobë nga 50000 deri në 100000 lekë.
Ndërsa, mosbashkëpunimi me auditin e KQZ-së nga ana e subjektit zgjedhor dënohet me gjobë nga 1000000 deri në 2000000 lekë.
Në rast se subjektet refuzojnë për të bërë transparente burimet e financimit të fushatës, apo për të lejuar ushtrimin e kontrollit nga ana e auditit, dënohen me gjobë nga 2000000 lekë deri në pezullimin për 5 vjet të financimit për partinë politike. Shkelja e kufirit maksimal të shpenzimeve nga subjekti zgjedhor
ndëshkohet me një gjobë të barabartë me vlerën 10 për qind të vlerës mbi kufirin e lejuar të shpenzimit, sipas nenit 90 të këtij kodi. Sakaq, çdo subjekt zgjedhor është i detyruar që të
regjistrojë në një regjistër të posaçëm, miratuar si model me vendim të KQZ-së, shumën e fondeve të përfituara për çdo person fizik ose juridik, si dhe të dhëna të tjera që lidhen
me identifikimin qartë të dhuruesit, ndërsa dhurimi i fondeve jopublike me vlerë më të madhe se 100 mijë lekë duhet të bëhet vetëm në një llogari të posaçme të hapur në një bankë nga subjekti zgjedhor. Shpenzimi total që mund të kryejë një parti politike, përfshirë edhe kandidatët e tyre, për një fushatë zgjedhore nuk duhet të kalojë 10-fishin e shumës më të madhe që një subjekt zgjedhor ka marrë nga fondet publike, sipas nenit 87 të këtij kodi.
Financimi, alarmi i ndërkombëtarëve
Çështja e financimit të partive politike, në një kohë kur nga një fushatë në tjetrën po bëhen më luksoze e më të shtrenjta, është një prej shqetësimeve të shprehura që në vazhdimësi nga ndërkombëtarët. Në raportet e herëpashershme është vënë theksi te nevoja e transparencës së partive politike për financimet, dhuratat apo shpenzimet që ata marrin dhe si e përballojnë gjithë këtë periudhë. Në proceset e mëparshme zgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar se nuk ka pasur rol thelbësor në hetimin e financimeve të fushatës, ndaj me këmbënguljen e ndërkombëtarëve, Kodi Zgjedhor ka bërë këtë herë parashikime më të forta për t‘i detyruar partitë politike që t‘i binden ligjit, por edhe të ketë një tavan shpenzimesh. Për herë të parë është parashikuar ngritja e një grupit me ekspertë kontabël, të cilët do të përzgjidhen përmes një shorti dhe një sërë procedurash të tjera, që do të kenë detyrën e kontrollit të dokumentacionit. Sakaq, ka një tavan shpenzimesh të partive politike që shkon sa dhjetëfishi i shumës së marrë nga shteti për efekt fushate. Nëse provohet se ka një tejkalim të kësaj mase, atëherë parashikohen sanksione konkrete.