Rama: Nuk e njohim rezultatin e zgjedhjeve
Një muaj pas zgjedhjeve të 28 qershorit, Partia Socialiste vijon t‘i mbetet qëndrimit për të mos njohur rezultatin zgjedhor. Fillimisht nëntë kutitë e Fierit, pastaj një mandat në Berat, Tiranë e Shkodër, thelluan bindjen e kësaj partie që në rast se do u jepej e drejta e rinumërimit dhe vlerësimit, do të merrnin mandatet që mendojnë se u janë marrë për shkak të parregullsive dhe shkeljes së ligjit. Përgjatë gjithë muajit dhe fazës së ankimimeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e më pas në Kolegjin Zgjedhor, Partia Socialiste e ka përsëritur shpesh se drejtësia duhet të funksionojë dhe se duhej lejuar rinumërimi në këto qare. Në këtë kundërt, kreu i PS-së ka paralajmëruar me mosnjohjen e këtij Parlamenti, duke lënë të nënkuptohet për moshyrje në sallë. Juridikisht vendimi i PS-së për të mos njohur zgjedhjet nuk ka asnjë pasojë. Më pas, kur Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën ankimore të PS për Qarkun e Beratit, Rama deklaroi se nuk do e njohë qeverinë që do të dalë nga këto zgjedhje, duke iu referuar mandateve që sipas tij janë vjedhur nga Sali Berisha.