KQZ kontroll parave te fushates se 8 majit

KQZ auditim te paanshem subjekteve politike. Ristani Te angazhuar per permbushjen e detyrave
Arka financiare e partive politike do te kaloje ne siten e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe kjo ne menyre te paanshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve disponon te gjitha kapacitetet teknike per te zbardhur financat e partive. Kryetari i KQZ-se Arben Ristani konfirmon se institucioni qe drejton mund te beje ne menyre te paanshme auditimin e subjekteve politike sic parashikon ligji i ri.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne baze te Kodit Zgjedhor ka nisur qe ne zgjedhjet e kaluara nje procedure per kontrollin e financave te partive gjate fushatave elektorale. Pasi te miratohet do te shohim se cfare mekanizmash do te kete perpunuar ligji cfare kompetencash do ti jape KQZ por sido qe te jene ne do te jemi te angazhuar per te realizuar detyrat - tha Ristani. Para nderhyrjes ne ligj auditim ne periudhat jashte fushatave zgjedhore per subjektet politike eshte bere nga Kontrolli i Larte i Shtetit. Drafti qe ende nuk eshte votuar ne Kuvend hasi ne kundershti te forta te socialisteve te cilet e shihnin kompetencen e re te KQZ-se si nje vegel kunder opozites.Gjithsesi KQZ u ben thirrje partive politike qe te fillojne me zbatimin e afateve ligjore dhe tu permbahen atyre per pergatitjet e 8 majit. Po te njejten thirrje beri edhe OSBE-ja permes ambasadorit te saj ne Tirane. Pikerisht ne kulmin e debateve politike dhe hetimeve per demonstraten e dhunshme te 21 janarit Prezenca e OSBE-se i kujtoi Shqiperise se ka zgjedhje te tjera se afermi per tu realizuar me 8 maj. Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone Eugen Wollfarth nxiti para tri diteve forcat politike qe te zbatojne Kodin Zgjedhor dhe nenet e tij meqenese permiresim nuk po bejne. Shqiptaret dhe partneret nderkombetare te vendit presin qe zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore te zhvillohen me 8 maj ashtu sic jane dekretuar nga Presidenti i Republikes. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte ne fazen e pergatitjes se ketyre zgjedhjeve. Puna e tij do te behej me e lehte nese te gjitha partite politike veprojne menjehere dhe respektojne ligjin duke dorezuar emrat e te gjithe komisionereve zgjedhore brenda afatit - tha Wollfarth. Ne kete kuader ai inkurajoi te gjitha forcat politike qe te mos vonojne ne zbatim te neneve te Kodit Zgjedhor per sa i perket kesaj ceshtjeje. Presim qe te gjitha afatet e tjera ligjore te respektohen plotesisht ashtu sikurse presim qe te gjithe anetaret e KQZ-se te marrin pjese ne te gjitha mbledhjet - shtoi ai. Nxis te gjitha partite politike ta zbatojne plotesisht Kodin Zgjedhor duke i paraqitur Komisionit Qendror te Zgjedhjeve propozimet e tyre per anetare te komisioneve zgjedhore - shprehet Wollfarth duke theksuar faktin se sipas informacioneve qe ka Prezenca e OSBE-se asnje parti politike nuk ka dorezuar deri me tani ne KQZ listen e plote te kandidateve cka rezulton e vertete pasi ne Komisionin me te larte Zgjedhor nuk ka mberritur asnje emer nga forcat politike per anetare te ketyre komisioneve ndonese ne baze te ligjit emrat duhet te depozitoheshin qe ne fund te muajit janar me sakte me 24 janar. Sipas Kodit Zgjedhor afati i fundit per paraqitjen e emrave te komisionereve te komisioneve te nivelit te dyte ishte 24 janari. Afati qe KQZ-ja te konstituoje te gjitha komisionet eshte 7 shkurti. Me konkretisht ne nenin 28 te Kodit Zgjedhor percaktohet se vendimi per ngritjen e Komisioneve Zonale te Administrimit Zgjedhor merret nga KQZ-ja jo me vone se 90 dite para dates se zgjedhjeve. Po ne baze te ketij neni partite politike propozojne kandidaturat perkatese per anetare te KZAZ-se jo me vone se 15 dite para afatit te parashikuar ne piken 1 te ketij neni.