PDU e PDI bashkohen ne nje force te vetme politike
Dy partite qe mbrojne te drejtat e cameve Partia per Drejtesi dhe Unitet si dhe Partia per Drejtesi dhe Integrim kane vendosur te shkrihen me njera-tjetren per te mbrojtur me mire ceshtjen came.Deklaratat nga dy drejtuesit e partise u bene ne ceremonine e 20-vjetorit te themelimit te shoqates Cameria
Kryetari i PDU-se Shpetim Idrizi i pranishem ne 20-vjetorin e krijimit te shoqates Cameria ne nje nga sallat e Muzeut Historik Kombetar ne Tirane deklaroi dje se legalizimi i bashkimit mes dy partive do te jete i shpejte ndersa siguroi se shume shpejt do te zgjidhet ceshtja came. Ndersa kryetari i PDI-seTahir Muhedini duke vleresuar kontributin e shoqates Cameria ne keta 20 vjet tha se te gjithe bashke duhet te kontribuojme per zgjidhjen e ceshtjes came sepse ajo eshte tashme nje ceshtje kombetare. Gjate aktivitetit per 20-vjetorin e shoqates Cameria u nderuan me titullin Nderi i Camerise historianet Beqir Meta Pellumb Xhufi dhe Kaliopi Naska per kontributin e dhene ne zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Partia per Drejtesi dhe Unitet e drejtuar nga Shpetim Idrizi reagoi ashper ndaj tezes se helenizimit te Korces hedhur dje nga konsulli grek Theodhoros Ikonomu. Shpetim Idrizi i ka konsideruar deklaratat e konsullit Ikonomu si teori fantazme te ushqyera nga Greqia. I keshilloj ketij konsulli te shfletoje arkivat ne Shqiperi nuk do te kete regjistrim popullsie mbi bazen e etnise dhe fese per aq kohe sa greket do te vijojne pazaret per te blere shqiptaret - tha Idrizi.
Ai foli edhe per deklaratat e diteve te fundit te lobistit progres Nikolas Gejxh ne jug te Shqiperise. Idrizi i beri thirrje zotit Gejxh te distancohet nga deklaratat provokuese ne token e shqiptareve.
Shpetim Idrizi i beri keto deklarata ne 20-vjetorin e krijimit te shoqates patriotike Cameria. Ne kete aktivitet Idrizi njoftoi bashkimin e shpejte te dy partive came PDU qe ai drejton dhe PDI tee Tahir Muhedinit ne nje parti te vetme.