Një votë e dështuar për Besnik Mustafajn

Ish-ministri i Jashtëm dhe një nga eksponentët kryesorë të PD-së, i tërhequr jo pak së fundi, ka shprehur shqetësimin e tij se Këshilli Kombëtar e ka humbur funksionin.
Mustafaj ka deklaruar para anëtarëve ku ishte i pranishëm edhe vetë kryeministri Berisha, se aktualisht Partia Demokratike ka të ligjshëm vetëm kryetarin, nënkryetarin dhe kreun e grupit parlamentar.
Por nuk janë vetëm arsyet e brendshme të partisë shqetësim për Mustafajn, pasi ai ndan mendim krejt të kundërta me drejtuesit e partisë edhe kur bëhet fjalë për ngjarje. Mustafaj e konsideron si “ngjarje të dhunshme” demonstratën e 21 janarit dhe jo puç ndaj shtetit siç e ka vlerësuar kryeministri Berisha dhe drejtuesit kryesorë të partisë dhe qeverisë.
Ai ka kritikuar edhe qëndrimet e Partisë në lidhje me shtresat që e kanë përkrahur tradicionalisht. “Këto luhatje dhe qëndrime nga një ekstrem në tjetrin, dukshëm populiste për interesa momentale kanë dobësuar lidhjet me shtresat tradicionalisht përkrahëse të PD-së, si ish-të përndjekurit, ish-pronaret dhe biznesin e madh”, thotë Mustafaj. Pas leximit të memorandumit, ajo është hedhur në votim, kur përveç votës së vetë Mustafajt, një votë tjetër pro ka qenë edhe ajo e Gazmend Oketës. /S.Ll/Start/
2011-02-07 10:02