KQZ mblidhet sot për shpërndarjen e mandateve të Këshillit Bashkiak

Miratimi i projektvendimit kërkon shumicë të cilësuar në KQZ dhe nëse Komisioni nuk e arrin kuorumin e nevojshëm për të këtë vendimmarrje, sipas Kodit Zgjedhor, çështja mund të përfundojë në Kolegjin Zgjedhor, i cili duhet të zgjidhë edhe këtë situatë.
Sipas tabelës përmbledhëse të KQZ-së, në bazë të votave të marra në zgjedhjet lokale të 8 majit, koalicioni i djathtë "Aleanca për Qytetarin" do të ketë 28 vende në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ndërsa koalicioni i majtë "Aleanca për të Ardhmen" do të ketë 27 vende. /Start/
2011-07-11 09:40