Këshilli bashkiak, sot ndahen mandatet për Tiranën

KQZ pritet të mblidhet sot për të vendosur ndarjen e mandateve për Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Me miratimin e tabelës përmbledhëse për këtë këshill tashmë mbetet vetëm votimi për ndarjen e mandateve që do ti hapte rrugë konstituimit të këtij këshilli.
Ndarja e mandateve kërkon shumicë të cilësuar në KQZ, ndërsa nëse KQZ nuk arrin shumicën e nevojshëm për të bërë ndarjen e mandateve të Këshillit Bashkiak, çështja mund të përfundojë në Kolegjin zgjedhor, i cili duhet të zgjidhë edhe këtë situatë.
Sipas tabelës përmbledhëse të KQZ-së në bazë të votave të marra në zgjedhjet e 8 majit, “Aleanca për Qytetarin” do të ketë 28 vende në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ndërsa “Aleanca për të Ardhmen”, 27 vende.