Një kafe me Berishën!
Gazetari italian, Franz Gustincich, me anë të një reportazhi të bërë për Shqipërinë, që përfshin shumë vite, nxjerr në pah kryeministrin Sali Berisha. Në reportazhin e mëposhtëm, do të shohim një Berishë hipokrit, i cili në vitet 1991 krenohej me faktin se ishte mjek i Enver Hoxhës dhe e quante heroik Ramiz Alinë përballë gazetarit Gustincich, ndërsa vite më vonë do të bënte sikur nuk e njihte fare këtë të fundit.
Nga Franz Gustincich
Të udhëtosh natën dhe me shi mbi rrugët e rrëshqitshme dhe me baltë të Shqipërisë komuniste, është një privilegj që e njohin pak veta. Makinat që takoj rrugës në kufirin e Kakavijës, fshati i parë shqiptar në kufi me Greqinë, deri në Tiranë, janë të rralla. Hotel djati është e para gjë e ndriçuar që shoh në 28 mijë kilometra. Në parkingun e hotelit duhet të pres, pavarësisht shiut që bie, Gramos Pashkon. Takimi ynë ishte caktuar për të nesërmen, por zëra misteriozë kishin hapur zëra se italiani do të vijë më shpejt. Ishte një shenjë e qartë interesi që ngjallte tek shqiptarët vizita e një të huaji.
Shqipëria në shkurt të vitit 1991 është akoma një vend i mbyllur. Tashmë unë jam brenda saj. Pa guida të sugjeruara nga regjimi, pa grupe turistike të ndaluara përreth dhe ma makinën time.
Pashko më ftoi të hyjë dhe më ofri një kafe, ritual thelbësor dhe i pashmangshëm në kulturën e mikpritjes shqiptare. Takimi mund të zgjasë edhe një orë. Pashko flet në regjistruesin tim liri dhe për nevojën që Perëndimi duhet të bëjë diçka për të çliruar Shqipërinë nga shtypja në të cilën ndodhet prej gjysëm shekulli. Nuk ka stof lideri, më thotë monotonia e zërit të tij. E megjithatë është i vetmi në gjëndje të flasë pa hezitim, pavarësisht veshët e hapur që na rrethojnë.
Të nesërmen zgjohem me humor të mirë: kam pritur për një vizitë në këtë vend për katër vjet dhe tashmë nuk dua të harxhoj asnjë minutë kohë. Ndërsa ha mëngjes në sallën e hotelit, vë re një individ të çuditshëm, me një pallto stil Bogart, që po më vëzhgonte. Dukej si aktor amerikan. Nuk jam mësuar që të trembem dhe i përgjigjem shikimit të tij. Pa qenë i ftuar të uket në tavolinën time, më shtrëngon dorën, duke më thënë : Jam Sali Berisha.
Nuk dyshova as minimalisht se po i ofroja një kafe presidentit të ardhshëm të Republikës. Berisha flet është i pamëshirshëm me italishten e tij shumë të pasigurtë dhe për këtë arsye e fotj që të vazhdojë në anglisht, gjuhë që e zotëronte. Kur fliste Pashko, monoton dhe i fikur, duhej të bëjë një sforco për tu përqëndruar; Berisha ndërkohë është i vrullshëm dhe shurdhues. Në fakt, nuk e dëgjoj shumë këtë njeri, që deklaron se inspirohet nga principe demokratike, por që nuk e sulmon kurrë hapur regjimin aktual (ndoshta prej frikës?). Në gjestet e tij emocionale, më shumë se tek fjalët e tij, lexohen veprime revolucionare, që nuk do të vonojnë të bëhen realitet. Kurioziteti im shkon përtej sloganit që dëgjova në dhjetë orët e mija të para në Tiranë dhe nuk hezitoj që të pyes hapur: Si ishte Enver Hoxha?.
Berisha prek flokët dhe i hedh përpjetë. Më shikon sikur kërkon që të kuptojë se cila është përgjigjia që pres të dëgjoj dhe më në fund zbrazet me një italishte të pastër: Një diktator! dhe menjëherë porosit një raki, pije kombëtare. Dhe, Sali Berisha më shpjegon që Tirana është në trazira, sepse studentët e Universiteteve po bëjnë një grevë urie. Kamarieri që vjen me një raki merr guximin dhe më thotë se Shqipëria prej vitesh po bën një grevë urie, sepse ushqimi nuk mjafton për të gjithë.
Sali Berisha thotë me zhurmë, vetëm disa muaj më vonë e kuptova sensin e deklaratës së tij, Shqipëria është shumë e sëmurë: kirurgu kandidonte për ta shëruar atë. Insistoj me Saliun, duke qenë se ai e njihte prej kohësh dhe i shpjegoj se nuk mund ti kuptoj shqiptarët pa njohur atë që i ka keqtrajtuar për shumë vite dhe që megjithatë vdiq i qetë në shtratin e tij, nën lotët e shumë njerëzve, gjashtë vjet më parë. Saliu me tregon biografinë e Hoxhës, dukshëm i bezdisur, të mësuar përmendësh, si çdo nxënës i zoti shqiptar, por në fund, gari me krenari profesionale, hapet dhe më thotë që ai ishte zgjedhur si mjek i besuar në trupë, pra, ishte ai që kontrollonte gjendjen e shëndetit të Hoxhës, ishte ai që kontrollonte pulsin e vërtetë të politikës shqiptare: pulsin e Enverit.
Zhduket me shpejtëzi, duke më paraqitur angazhime të rëndësishme, llogarinë e paguaj unë. Jam ende i habitur nga takimi me këtë personazh, që Gramos Pashko, kontakti im i vetëm me botën e politikës shqiptare, nuk e kishte përmendur fare. Saliu, i miri i vjetër Sali, duke e njohur për më pak se një orë, më furnizoi me një sasi të madhe informacioni të dobishme për reportazhin tim.
Tirana është një qytet kur rrugët në mënyrë të pashpjegueshme janë të mbushura plot me njerëz që bisedojnë. Në çdo orë, duket sikur i gjithë qyteti është me pushime, për shkak të njerëzve të papunë. Me vështirësipërshtatem në qytet, për shkak të zakoneve të mija perëndimore, ndërkohë që njerëzit më shohin me çudi. Një djalë më ndalon dhe më pyet nëse jam një basketbollist amerikan.
Hyj me thjeshtësi, ashtu si të hyja në një ushqimore në lagjen e Enver Hoxhës (pothuajse çdo gjë në Shqipëri mban emerin e Enver Hoxhës) dhe shprek disa dhjetëra foto, ndërkohë që shijoj diellin.
Kërkesa ime për të takuar presidentin e Republikës socialiste të Shqipërisë, Ramiz Alia, u pranua në mënyrë të pabesueshme brenda pak orëve. Gje një njeri me veshje të zezë në hotel për të më komunikuar takimin dhe pas një ore shkoj në pallatin presidencial. Takimi im i dytë me Sali Berishën ishte pikërisht përpara hekurave të ndërtesës presidenciale. I dhashë një përshëndetje të shkurtër njeriut që besoja se ishte revolucionar dhe që tani del nga pallati i pushtetit.
Alia nuk më lë të pres dhe më fton në një sallë luksoze të mobiluar sipas stilit të viteve 50. Në katër minutat e mija të para nuk më jep përgjigjie për asnjë nga pyetjet e mija. Aq më pak kur e pyes tek porta, nëse e njeh njëfarë Berisha.
Një diplomat i vërtetë dhe me një sjellje të hollë. Sot, në dritën e viteve që kanë kaluar në Shqipëri, e kujtoj si njeriun e vetëm me të cilin nuk kam pirë një kafe. Takoj një biznesmen turk shumë të zemëruar, që më tregon se si i janë anulluar të gjitha takimet e tij në Tiranë dhe e kanë detyruar të vizitojë të tjera qytete me një guidë turistike. Duhet të nisem menjëherë, për të mos më kaluar ideja më minimale për të bërë turistin. Të gjitha këto më bën të mendoj se Sigurimi, policia sekrete, sillej kështu me të huajt. Atëherë qenka duke ndodhur diçka, ndërsa nuk po më përzënë edhe mua. Ndoshta, pyes veten. Nuk më përzënë mua pais kanë nevojë për dikë që të dëshmojë ngjarjet në Perëndim, një gazetar, dhe unë jam i vetmi gazetae perëndimor këtu, tani.
Është mëngjesi i 20 shkurtit 1991, dita ime e katërt në vendin e shqiponjave dhe nuk mund të transmetoj në Itali atë që kam shkruar deri më tani. Telefonat janë objekte të padobishme dhe duket se komunikimi me jashtë është i mundur vetëm pas orës dhjetë, kur të gjitha zyrat janë mbyllur. Përfshihem në një bisedë me një kamariere, në tentativë për ti shkëputur një profil të Enver Hoxhës. E ka parë? Si ishte? Ishte vërtet kaq mizor? Kamarierja miqësore, buzëqesh dhe tregon sa i bukur ishte dhe burrëror. E shkreta kundërshtohet nga portieri i hotelit, që konfirmon zërat e një homoseksualiteti të mundshëm të Hoxhës. I lë në diskutim që shkaktova, për të shkuar si zakonisht në qytetin e studentëve, për të kuptuar nëse shpërthimi i studentëve do të shkaktojë revolucion, ashtu siç ka ndodhur në çdo vend të lindjes.
Kampusi këtë qytet është mbushur nga qindra qytetarë, që mbështesin moralisht sforcimin heroik të studentëve, që kishin si objektiv thjesht të ndrysho