E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ mbyll rinumërimin e votave për Shkodrën, nuk ka ndryshime

lefiKomisioni Qendror Zgjedhor ka mbyllur rinumërimin e votave të Qarkut të Shkodrës, gjatë të cilit nuk janë konstatuar parregullsi apo manipulime që mund të ndikonin në ndryshimin e rezultatit.

Nga rinumërimi ka rezultuar vetëm fakti që PD-së i janë hequr 176 vota me probleme, ndërsa PR-së 96 vota.

Rinumërimi u bë pikërisht pas kërkesës së PR-së, e cila pretendonte se iu vodhën votat nga ana e PD-së. PR-së i duheshin 155 vota për të marrë mandatin e deputetit nga PD-jë në Shkodër, por jo vetëm që nuk i mori këto vota pas rinumërimit, por doli me 96 vota më pak.

Tashmë nuk dihet nëse KQZ do të vazhdojë lojën e rinumërimit të votave në qarqet e tjera, pasi kryeministri në ikje, Sali Berisha, paralajmëroi pak ditë më parë se do të kërkojë rinumërim edhe për disa zona të tjera./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›