E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Zgjedhja e Bashës në krye të PD-së ka tmerruar dhe sëmurë Ramën

dokuKryeministri në ikje, Sali Berisha, ka postuar mesazhin e radhës në Facecook, të cilët tashmë janë bërë të përditshëm. Berisha ka komentuar zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së, duke thënë se kjo gjë ka tmerruar dhe sëmurë Ramën. Sipas Berishës, Rama vuan nga kompleksi i inferioritetit ndaj Bashës, pasi sipas tij, ai e ka mundur në maj të vitit 2011.

Të dashur miq, burime nga selia mavi bëjnë të ditur se zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të PD-së, njeriut që e mundi Ramën në maj të vitit 2011, ka sëmurur dhe tmerruar Edi Ramën, i cili nga maji i vitit 2011 vuan kompleksin e inferioritetit dhe e konsideron veten “kurban” të Bashës, shkruan Berisha./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›