KQZ miraton akreditimin e 42 vëzhguesve të misionit të OSBE/ODIHR
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi të premten pasdite me katër votat e anëtarëve të pranishëm akreditimin e 42 vëzhguesve afatgjatë, pjesë e misionit të OSBE/ODIHR, që do të monitorojë zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit në Shqipëri.
Ekipi vëzhgues i OSBE/ODIHR, që kryesohet nga ekspertja amerikane Conny McCormack, nisi zyrtarisht misionin në Tiranë më 13 maj. Që nga viti 1996 ky është misioni i 11-të që ODIHR sjell në Shqipëri, ndërsa i fundit ishte ai që monitoroi zgjedhjet vendore.
(d.b/BalkanWeb)