E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja në fletën e votimit, KQZ: Aleanca e majtë e 3-ta, e djathta e 4-ta

KQZ-ja-Tiranë- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë sot hedhjen e shortit të renditjes së partive politike dhe koalicioneve në fletën e votimit.

Në bazë të shortit lista do të kryesohet nga Partia Lidhja për Drejtësi dhe Progres, ndërsa koalicioni majtë renditet i treti dhe ai i djathtë i katërti.

Renditja e subjekteve politike:

1-Partia Lidhja për Drejtësi dhe Progres
2-Partia Popullore Kristian-Demokrate
3-Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane
4-Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim
5-Partia Aleanca Kuqezi
6-Partia Fryma e Re Demokratike

Mbledhja e sotme nisi me debate mes përfaqësuesve të dy forcave kryesore politike. Përfaqësuesi i PS-së, Genci Gjonçaj, u shpreh se akti për renditjen në fletën e votimit nuk mund të miratohet me katër vota, pasi sipas tij duhen pesë vota. Por sipas përfaqësuesit të PD-së, Njazi Kosovrasti, ky është një akt i thjeshtë dhe nuk do shumicë të cilësuar votash.

Po sot Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve me katër vota pro miratoi akreditimin e 42 vëzhguesve afatgjatë, pjesë e misionit të OSBE/ODIHR, që do të monitorojë zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›