E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja në fletën e votimit, KQZ hedh shortin. Aleanca e majtë e 3-a, e djathta e 4-ta

TIRANE-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve përcaktoi sot nëpërmjet shortit, renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit. Mbledhja nisime debate lidhur me shortin për renditjen e subjekteve zgjedhore ne fleten e votimit.

Përfaqësuesi i PS-së, Genci Gjonçaj u shpreh se akti nuk mund të miratohet me katër vota. Fjala e tij u kundërshtua nga përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti, i cili argumentoi se shorti është një akt i thjeshtë dhe jo normativ, dhe miratohet me katër vota. Nëse kjo procedurë do të ishte akt normativ, atëherë në bazë të Kodit do të kërkonte patjetër 5 vota për të marrë miratimin. 

1-Partia Lidhja për Drejtësi dhe Progres renditet e para në fletën e votimit
2-Partia Popullore Kristian-demokrate renditet e 2
3-Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane renditet e 3
4-Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim renditet e 4
5-Shorti në KQZ, Partia Aleanca Kuqezi renditet e pesta në fletën e votimit
6-Partia Fryma e Re Demokratike renditet e 6 në fletën e votim

RENDI I DITËS SOT
Për shqyrtimin e raportit mbi realizimin e provës së testit të datës 13 Prill 2013, lidhur me projektin e Sistemit Elektronik të Numërimit, SEN”.

- Projekt-vendim: “Për miratimin e vëzhguesve të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013”.

- Projekt-vendim: “Për hedhjen e shortit të renditjes të subjekteve zgjedhore dhe miratimin e përmbajtjes të fletës së votimit, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013, për çdo zonë zgjedhore”.

- Projekt- vendim: “Për disa ndryshime në vendimin e KQZ-së, nr.23, datë 05.02.2013, “Për miratimin e modelit dhe specifikimeve teknike të fletës të votimit, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”.

- Projekt-vendim: “Për miratimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”.

- Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e procedurës të ndarjes së QV-së 0215, Komuna Bërdicë, qarku Shkodër, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›