Sanader-Topallit: Liberalizimi i vizave brenda 2009
Sipas zyrës së shtypit të parlamentit shqiptar Kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader i ka premtuar kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli liberalizimin e vizave brenda këtij viti. Topalli ishte në Kroaci me ftesë të homologut Bebic.
ZAGREB- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e shoqëruar nga dy bashkëkryetarët e komisionit ad-hoc për NATO-n, Ferdinand Xhaferri dhe Pandeli Majko zhvilluan një vizitë në Kroaci, me ftesë të Kryetarit të Parlamentit, Luka Bebiç.
Gjatë vizitës së saj në Kroaci, kryetarja e Kuvendit, njofton zyra e shtypit pranë Kuvendit, u prit nga Kryeministri kroat, Ivo Sanader, i cili e konsideroi "një arritje historike dhe një moment kulmor për të dy vendet anëtarësimin në Aleancë në Samitin e ardhshëm. Besoj se ne do të kapërcejmë së shpejti problemet e momentit dhe do të festojmë së bashku 60-vjetorin e NATO-s dhe anëtarësimin tonë me të drejta të plota në këtë aleancë. Pas kësaj arritjeje, do të jetë dhe më e lehtë rruga drejt BE-së".
Nga ana e saj kryetarja e Kuvendit është shprehur se "Delegacionet e Kroacisë dhe Shqipërisë do të jenë bashkë në Strasburg dhe Kehl, dhe theksoi se, bashkëpunimi pas kësaj ngjarje të jashtëzakonshme do të kalojë në një stad të ri, si partnerë në sfidat e reja të sigurisë rajonale, por dhe globale".
Biseda mes dy zyrtarëve të lartë ishte konkrete dhe me piketa të qarta, veçanërisht përsa i takon bashkëpunimit ekonomik, duke u fokusuar sidomos në sektorin e energjisë.
Lidhur me çështjen e regjimit të vizave Kryeministri Sanader konfirmoi se "Kroacia do të liberalizojë lëvizjen pa viza me Shqipërinë brenda këtij viti. Kjo do të sillte jo vetëm lëvizjen e lirë të qytetarëve, por edhe intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, shkëmbimeve tregtare, etj." – citohet të ketë thënë Sanader sipas informacionit të shpërndarë nga zyra e shtypit e parlamentit shqiptar.
Çështjet e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të politikës së jashtme mes Kroacisë dhe Shqipërisë ishin në fokus të takimit që Kryetarja e Kuvendit dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilloi edhe me Ministrin kroat të Punëve të Jashtme, Gordan Jandrokoviç. Vizita e kryeparlamentares Topalli në Zagreb zhvillohet vetëm një muaj para Samitit të NATO-s, ku Kroacia dhe Shqipëria pritet të anëtarësohen.
(s.g/BalkanWeb)