KQZ miraton kerkesen do numerohen dhe 403 flete te kontestuara

KQZ ka vendosur ne mbledhjen e sotme hapjen e 26 kutive te tjera ne te cilat PD pretendon se ka te tjera vota te kontestuara. Pas debatesh me perfaqesuesit e PS ne lidhje me sigurine e ketyre kutive per te cilat Ristani u shpreh se jane nen administrimin e KQZ-se eshte hedhur per votim dhe eshte miratuar me 4 votat e anetareve te maxhorances ne komision hapja e ketyre 26 kutive ne te cilat mendohet te jene edhe 403 vota te cilat PD i ka cilesuar si te kontestuara.
Pas nje nderprerje te shkurter mbledhja e KQZ-se pritet te rinise ne oren 1300. Nderkohe 26 kutite e votimit prej te cilave priten te merren ne shqyrtim votat e kontestuara kane mberritur ne ambientet e KQZ-se. Pas rifillimit te mbledhjes pritet qe KQZ te nise me numerim e 403 votave qe gjenden ne keto kuti te hedhura gabimisht.
Debate per kerkesen e PD
Mbledhja e sotme e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nisi me debate ne lidhje me shqyrtimin e kerkesave te Partise Demokratike dhe asaj Socialiste per rezultatin e Bashkise se Tiranes.
Perfaqesuesit e PS e kane quajtur te pabazuar ne ligj ankimimin e PD-se duke shtuar se kjo vecse do ta ngaterroje akoma me shume procesin.
Kjo do te thote qe ju te vleresoni voten qe ju keni nxjerre nga 113 kutite dhe qe gjate procesit te vleresimit te ketyre votave dhe te hapim procesin me votat e vleresuara nga KQZ dhe e argumentoni se KQZ ka vepruar si KZAZ. A ka afate kur behet kjo ceshtje se i bie qe pas nje muaji ti japim te drejte nje pale qe i ka kaluar afati. Kjo ceshtje eshte perfunduar moralisht juridikisht dhe PD ankimon rezultatin qe shpall fitues kandidatin e vet dhe sot ankimon tabelat e rezultatit qe vete ju prodhuat tha Genci Gjoncaj perfaqesuesi ligjor i PS ne KQZ.