E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Kosoves seance e jashtezakonshme per Haradinajn

Deputetet e Kuvendit te Kosoves jane mbledhur sot ne nje seance te jashtezakonshme ne lidhje me vonesen e dhenies se vendimit per Ramush Haradinaj i cili po gjykohet per krime lufte ne Gjykaten e Hages. Drejtesia e vonuar eshte drejtesi e munguar ishte mendimi i shprehur njezeri nga te gjithe perfaqesuesit e forcave politike kosovare. Seanca e jashtezakonshme u thirr nga kreu i Kuvendit pas kerkeses se Aleances per te Ardhmen e Kosoves pjese e te ciles eshte Haradinaj.

Ne fjalen e tij kryetari Jakup Krasniqi kerkoi pershpejtimin e marrjes se nje vendimi te drejte e te paanshem per Haradinaj duke theksuar se te gjithe besojne ne pafajesine e tij por Kuvendi do ti respektoje kufijte e drejtesise nerkombetare.

Te gjithe besojme ne pafajesine e tij por Kuvendi yne nuk do ti preke kufijte e nderhyrjes ne drejtesine nderkombetare tek e cila ne besojme fort. Nuk mund te barazohet krimineli me viktimen nuk mund te barazohet lufta pushtuese me ate clirimtare. Gjykata e Hages ka nxjerre para drejtesise pergjegjes te krimeve kunder njerezimit si Milloshevic. Bota po pret denimin e Ratko Mlladicit per gjithe krimet kunder popullsise se pafajshme. Presim qe kjo drejtesi nderkombetare te jape fjalen e vet dhe te pershpejtohet marrja e nje vendimi te drejte e te paanshem per Ramush Haradinaj tha Krasniqi ne fjalen e tij para deputeteve kosovare.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›