MEGA Certifikatat e reja cenim i te drejtave te pakicave
Nje qendrim te hapur kundershtues ka bere publik dje partia MEGA me qender ne Sarande lidhur me formatin e ri te certifikatave pa rubriken e kombesise. Ne nje deklarate te kesaj force politike qe ngrihet dhe deklarohet mbi baza etnike ajo shpreh gjithe kundershtimin ndaj vendimit te dates 19 janar 2011 qe miratoi hyrjen ne fuqi ne muajin maj 2011 te perdorimit te modelit te ri te certifikates per shtetasit shqiptare. Nderkohe qe deklarata e MEGA-s veren se ky vendim ka shkaktuar reagime ne gjirin e minoritetit qe jeton ne Shqiperi i cili e quan nje veprim qe kufizon dhe cenon te drejtat e minoritetit. Sipas kesaj partie nje veprim i tille eshte ndermarre edhe shume vite me pare por pas reagimit te minoritetit eshte ruajtur modeli ne te cilin shenohej kombesia. Kreu i kesaj partie Kristaq Kico thote se vendimi i Qeverise per futjen ne perdorim te modelit te certifikates pa rubriken kombesia vjen pas debateve te shumta qe jane bere kohet e fundit lidhur me deklarimin e kombesise dhe besimit ne regjistrimin e ardhshem te popullsise.