KQZ miraton kërkesën e LSI, zëvendësohen anëtarët e PBDNJ nga KZAZ-të
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e sotme kërkesën e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim për caktimin e anëtarit të LSI-së në përbërjen e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ).
Kërkesa u votua në unanimitet, duke i hapur rrugën kështu zëvendësimit të komisionerëve të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut me ata të LSI-së. Të paprekura nga ndryshimi mbeten grupet e numërimit të votave, anëtarët e të cilave i përkasin vetëm partive që kanë të paktën 2 deputetë në Kuvend.
Në fund të mbledhjes nuk kanë munguar batutat nga përfaqësuesi i LSI-së, Ylli Manjani, i cili ka përshëndetur anëtarët e KQZ me shprehjen: Vdekje fashizmit, duke shkaktuar reagimin e kryetares Lefteri Lleshi. Ajo ka pyetur Manjanin: Çfarë the?, por debati nuk vijoi më tej.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dje të shkarkojë nga puna 89 anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, struktura e dytë për nga rëndësia pas KQZ-së, për tu zëvendësuar me përfaqësuesit e Partisë Republikane. Të katër anëtarët e KQZ-së, miratuan kësisoj kërkesën e republikanëve për të pasur komisionerë në KZAZ dhe në të gjitha qendrat e votimit.
24 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
KQZ miraton kërkesën e LSI, zëvendësohen anëtarët e PBDNJ nga KZAZ-të burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email