E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Nishani dekreton Fatos Lulon në Gjykatën Kushtetuese

Gazeta Shqip

GJYKATA kKUSHTETUESEPresidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot emërimin e Fatos Lulos si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa pritej që në këtë vend të emërohej Artan Hoxha, pas një shkrese të dërguar nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli, emërimi i tij është cilësuar si i ezauruar.

Bazuar në nenin 93 dhe 125, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bujar Nishani dekretoi emërimin e zotit Fatos LULO si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Me shkresën nr. Prot.824, datë 22.04.2013 të dërguar nga Kryetarja e Kuvendit, Znj. Jozefina Topalli, duke konsideruar të ezauruar dekretin për emërimin e z. Artan Hoxha, kërkohet dërgimi i një kandidature të re, e cila të plotësojë kriteret kushtetuese dhe ato të meritës, thuhet në njoftimin zyrtar të presidencës.

24 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Presidenti Nishani dekreton Fatos Lulon në Gjykatën Kushtetuese burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›