KQZ miraton kerkesen e PD. Reagon PS

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miraton kërkesën e Partisë Demokratike për rinumërimin e fletëve të kontestuara. Me 4 vota pro, KQZ miratoi kërkesën e demokratëve për hapjen e 26 kutive të tjera që i përkasin katër KZAZ-ve të bashkisë Tiranë ku dyshohet se ka të hedhura gabimisht fletë votimi nga qytetarët.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i përfaqësuesve të opozitës, të cilët kërkuan shpjegime se si ruhen dhe kush i administron këto kuti votimi. Në përgjigje të kësaj kërkese, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani u shpreh se kutitë janë dorëzuar nga KZAZ-të në KQZ dhe dorëzimi është bërë me procesverbale të rregullta.