Roland Garros Nadal e Sharapova ne cerekfinale

Rafael Nadal është kualifikuar në çerekfinalet e “Roland Garros” duke iu bashkuar favoritëve të tjerë për të fituar turneun e rëndësishën Grand Slam të tenisit që po zhvillohet në Paris. Numri një i botës, i cili është dhe kampioni në fuqi i turneut francez mundi 3-0 me sete kroatin Ivan Ljubicic. Ky I fundit arriti të rezistojë në setin e parë falë saktësisë në shërbime, por në dy setet e tjerë Nadal fitoi me shifrat e njëjta 6-3, 6-3, duke hedhur një hap të rëndësishëm për të fituar për herë të gjashtë “Roland Garros.
Nëse Nadal do të mbyllë në mënyrën më të mirë këtë turne, atëherë do të barazojë rekordin e legjendës së tenisit botëror, Bjorn Borg, i cili e ka fituar gjashtë herë titullin kampion në France Open. Tenistët e tjetër të kualifkuar në çerekfinalet e turneut për meshkuj “Roland Garros” janë Robin Soderling, Gael Monfils dhe Andy Murray.
Në turneun francez të tenisit për femra, Maria Sharapova ka siguruar një biletë për në cerekfinale, pas fitores në dy sete 7-6 7-5 ndaj polakes Agnieszka Radwanska. Tjetër paraqitje e mirë e ish-numrit një të renditjes botërore për femra, e cila duket së është kthyer në formën më të mirë pas një periudhe relativisht të gjatë të mbushur me rezultate negative.
Tenistet e tjera të kualfikuara në çerekfinalet e turneut francez për femra janë bjellorusia Victoria Azarenka dhe kinezja Li Na.
Nertan Prifti Azhornuar së fundi ( e martë , 31 maj 2011 )