E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, miraton mandatet për qarkun e Tiranës, Fierit dhe Shkodrës

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar mandatet për qarqet e Tiranës, Fierit dhe Shkodrës. Në mbledhjen e sotme të KQZ janë mandatuar 32 deputetët e qarkut të Tiranës ku 15 mandate i përkasin PD-së, 15 mandate PS-së, 1 mandat LSI-së dhe një mandat Partisë Republikane. Po kështu Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka mandatuar edhe 16 deputetët e qarkut të Fierit ku 9 mandate i përkasin PS-së, 6 mandate PD-së dhe një mandat i përket PDI-së. KQZ ka miratuar edhe mandetet për qarkun e Shkodrës ku sipas vendimeve, të 11 mandatet e qarkut të Shkodrës ndahen: 7 për koalicionin e djathtë "Aleanca e ndryshimit' dhe 4 për koalicionin e majtë "Bashkimi për ndryshim".
Sipas vendimit, KQZ shpalli kandidatët fitues nga lista shumëemërore e PD-së për qarkun Shkodër: Jozefina Topalli, Astrit Bushati, Arenca Trashani, Gëzim Dibra, Gjok Uldedaj, Paulin Sterkaj dhe Ndue Paluca.
Ndërsa kandidatët fitues nga lista shumëemërore e PS-së për këtë qark janë: Ilir Beqja, Tom Doshi, Ndue Kola dhe Astrit Beci. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka
përfunduar kështu sot të gjithë procesin e dhënies së mandateve. Megjithatë, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve pritet të shpallet më 1 gusht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›