E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ miraton modelin e fletës së votimit për qarkun e Fierit

08-03-2013 / Gazeta 55

Teknologjia e Numërimit Elektronik do të përdoret për herë të parë në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar modelin dhe specifikimet teknike të fletës së votimit për Qarkun e Fierit, e cila do të përdoret në zgjedhjet e 23 qershorit.
Në mbledhjen e ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nisur nga fakti se Teknologjia e Numërimit Elektronik (SEN) të votave do të përdoret për herë të parë në zgjedhjet e 23 qershorit, ka miratuar modelin e fletës së votimit që do të përdoret në qarkun e Fierit. KQZ në bashkëpunim me kompaninë fituese INDRA, e cila do të realizojë projektin SEN kanë përcaktuar specifikimet teknike të modelit të fletës në mënyrë që fleta e votimit të ketë vlerësim dhe lexim maksimal nga skaneri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›