Ndarja e mandateve, Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e PS
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën ankimore të Partisë Socialiste për ndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit. Opozita ankimoi vendimin e Kuvendit, i cili kishte vendosur që mandatet për deputetë në të 12 qarqet të ndaheshin njësoj si për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Ky vendim i Kuvendit, erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në nëntorin e vitit të kaluar nuk arriti të miratonte ndarjen e re, te refuzuar nga opozita. Socialistët në kërkesën e tyre ankimore theksuan, se pas lëvizjeve demografike gjatë viteve të fundit, nuk kishte se si mandatet për deputetë të ndaheshin si në vitin 2009. Njëkohësisht, në animimin e tyre socialistët kërkuan që vendimi për një çështje të tillë të merrej në KQZ. Pavarësisht pretendimeve të opozitës, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar si të ligjshëm vendimin e Kuvendit.
...