E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, miraton modelin e fletës së votimit

KQ|Z ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Fleta do të jetë në formatit A3, ndërsa emrat e krerëve të partive do të jenë të shkruara me shkronja kapitale. Fleta e votimit ka patur konsensusin e anëtarëve dhe partive politike. 

TIRANE- Miratohet modeli i ri i fletës së votimit për zgjedhjet e 28 qershorit për 11 qarqet e vendit nga ana e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve. Ndërsa në mbledhjen e radhës ky komision do të votojë edhe për miratimin e fletës së votimit të qarkut Tiranë, në të cilën do të ketë edhe një kandidat të pavarur që pritet të vendoset mbi dy partitë që nuk marrin pjesë në koalicion, Partinë Ligj dhe Drejtesi si dhe Partinë e Punës së Shqipërisë të Rinovuar”
Fleta e votimit ka patur konsensusin e anëtarëve të komisionit dhe njëherësh edhe të përfaqësuesve të partive politike dhe do të jetë në formatin A3,
Emrat e Kryetarëve të partive do të jenë të shkruara me shkronja kapitale dhe në kuadratin e bardhë në anë të faqes do të jetë vendi ku votuesi do të vendose shenjën e votimit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›