Rama inspekton punimet te liqeni: Ky, fillimi transformimit
Kreu i bashkisë Rama dhe përfaqësues të qeverisë kuvajtiane kanë inspektuar punimet për transformimin e liqenit të Tiranës, projekt i cili do mbështetet nga qeveria kuvajtiane. Projekti përfshin mbjelljen e pemëve dhe rikonstruksionin e rrugëve.
TIRANE- Kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, ka inspektuar punimet që po kryhen për rikonstruksionin e rrugës në jug të Parkut të madh të Liqenit, i cili përbën edhe fazën e parë të projektit për rikualifikimin urban të parkut të madh të liqenit, një projekt i cili ka marrë edhe mbështetjen e qeverisë kuvajtjane. Duke e cilësuar projektin për rivitalizimi e Parkut të madh të Liqenit një nga simbolte e transforimit të madh në kryeqytet kryetari i bashkisë së Tiranës Rama, u shpreh se ky është një model që pas 28 qershorit do të shtirhet në mbarë vendin.
“Shumë qytetarë e kanë përshëndetur këtë zhvillim të ri në parkun e madh të Tiranës, por ky është vetëm fillimi i një transformimi rrënjësor i këtij parku në parkun më të bukur të Shqipërisë dhe një model për përhapjen në të gjithë Shqipërinë pas 28 qershorit. Ja pse në 28 qershor na duhet të marrim në dorë qeverinë kombëtare, për të bërë për Tiranën në 4 vitet e ardhshme më shumë se çështë bërë në këto 8 vite të marra sëbashku. Për të bërë të mundur gjithashtu transformimin rrënjësor të këtij territori, rijetëzimin e kësja mushkërie të Tiranës dhe krijimin e një modeli që unë ju detyrohem kryeqytetasve për një Tiranë europiane. Në këto dhjetra hektarë të transformuar në një mjedis social ku të gjithë kanë hapësirën e tyre ku të gjithë mund te relaksohen dhe argëtohen sëbashku”- u shpreh kryebashkiaku Rama.
Pjesë e këtij projekti rehabilitues do të jetë rruga në jug të parkut të madh të liqenit, e cila nis nga diga dhe shkon paralel me bregun e liqenit, rruga “Vëllezërit Frashëri” me një gjatësi prej 1056 metra linearë, por njëkohësisht një vend me rëndësi në projekt ze edhe shtimi i sipërfaqes së gjelbërt ose rinatyralizimi i tij. Për këtë arsye është planifikuar edhe mbjellja e rreth 2600 rrënjë pemësh të llojeve të ndryshme. (a.r/news24/balkanweb)