KQZ miraton ndarjen e mandateve në Elbasan

KQZ-ja miratoi me votë unanime vendimet për shpërndarjen e mandateve të deputetëve për Qarkun e Elbasanit. Sipas vendimeve, të 14 mandatet e Qarku të Elbasanit ndahen në mënyrë të barabartë mes dy koalicioneve; 7 i takojnë koalicionit të djathtë "Aleanca e ndryshimit' dhe 7 koalicionit të majtë "Bashkimi për ndryshim". Sipas vendimit, KQZ shpalli kandidatët fitues nga lista shumëemërore e PD-së për qarkun Elbasan: Lulzim Basha, Ardian Turku, Ardiana Gjoni, Rahim Çota, Dashnor Sula, Luçiano Boçi dhe Subi Hida.
Ndërsa kandidatët fitues nga lista shumemërore e PS-së për këtë qark janë: Valentina Leskaj, Ilir Bejtja, Shegush Ligori, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Agim Leka dhe Skënder Hasa.
Ndërsa kandidatët fitues nga lista shumemërore e PS-së për këtë qark janë: Valentina Leskaj, Ilir Bejtja, Shegush Ligori, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Agim Leka dhe Skënder Hasa.