E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, diskutohen anikimimet për Fierin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zhvillon mbledhjen e radhës ku po diskuton anikimimet për qarkun e Fierit. PD-ja ka kërkuar pavlefshëmri të qendrave 3185 dhe 3188 në KZAZ-në 20 në Fier. Ndërkohë që PS ka kërkuar përfshirjen të tabela të këtyre dy qendrave pasi kërkesa e PD-së sipas tyre është e pabazuar në ligj e prova dhe se kërkea duhet të ishte paraqitur në ankimim.
Më herët, KQZ-ja miratoi me votë unanime vendimet për shpërndarjen e mandateve të deputetëve për Qarkun e Elbasanit. Sipas vendimeve, të 14 mandatet e Qarku të Elbasanit ndahen në mënyrë të barabartë mes dy koalicioneve; 7 i takojnë koalicionit të djathtë "Aleanca e ndryshimit' dhe 7 koalicionit të majtë "Bashkimi për ndryshim". Sipas vendimit, KQZ shpalli kandidatët fitues nga lista shumëemërore e PD-së për qarkun Elbasan: Lulzim Basha, Ardian Turku, Ardiana Gjoni, Rahim Çota, Dashnor Sula, Luçiano Boçi dhe Subi Hida.
Ndërsa kandidatët fitues nga lista shumemërore e PS-së për këtë qark janë: Valentina Leskaj, Ilir Bejtja, Shegush Ligori, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Agim Leka dhe Skënder Hasa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›