E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ miraton në parim aktin normativ, debate në mbledhje

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar në parim aktin normativ i cili i cilëson si të vlefshme fletët për kryetarin e bashkisë së Tiranës të cilat janë hedhur gabimisht në kutitë për minibashkitë.
 

Me 4 vota pro dhe mes debatesh të shumta, KQZ-ja ka miratuar aktin normativ i cili bën të mundur numërimin e fletëve të cilat janë cilësuar si të kontestuara nga KZAZ-të.

Në fjalën e tij kryetari i KQZ-së Arben Ristani theksoi se do të numërohen të gjithë kutitë që ka shënime nga KZAZ-të ndërsa shtoi se numërimi do të bëhet në sytë e të gjithë qytetarëve.Sipas tij transparenca do të vijojë deri në fund dhe KQZ-ja do të kqyrë të gjitha kutitë ku ka pasur fletë të kontestuara.

Nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi deklaroi se KQZ-ja nuk ka të drejtë të ndërhyjë sepse hapja e kutive përbën një shkelje flagrante të ligjit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›