E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhen 300 karta identiteti

300 karta identiteti janë vjedhur nga zyra e gjendjes civile në komunën Gradishtë të Lushnjes, ndërsa policia ka ndaluar rojen Gaqo Xhajën, 58 vjeç si dhe ka shoqëruar 4 persona të tjerë.

Sipas policisë, hajdutët kanë hyrë nga dera kryesore duke i hequr asaj bravën. Më pas kanë marrë kasafortën me të gjitha kartat e identitetit brenda, por të paaktivizuara.
Në këtë zyrë janë ndodhur edhe një shumë parash, por që nuk janë marrë nga hajdutët.
Paraprakisht dyshohet se qëllimi i vetëm ka qenë marrja e dokumenteve të identifikimit, çka ka bërë që policia të ngrejë një grup hetimor për këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›