Rama Berisha do te jete taksapaguesi me i madh
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama shprehu bindjen se do të fitojë zgjehdjet e 23 qershorit, falë kontributit të të rinjve që rilindën FRESSH. Deklarata e kryesiocialistit gjatë ceremonsië festive për 21 vjetorin e krijimit të Forumit Rinor Eurosocialist.
“Falë jush sot jam edhe më i bindur se ne së bashku jo vetëm do fitojmë, por do rilindim Shqipërinë”-deklaroi Rama.
Ajo që ra në sy në deklaratat e kreut socialist ishte përgjysmimi i taksave për popullin dhe rritja e tyre për qeveritarët.
“Qeveritarët e nesërm do paguajnë më shumë taksa se sot. Infermierët, mjekët, mësuesit do të paguajnë taksa më pak se sot. Kryeministri do jetë taksapaguesi më i madh në sektorin publik”-vijoi ai.
Më herët foli kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, Saimir Tahiri, i cili ftoi të rinjtë që më 23 qershor të votojnë për ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë.
“Kemi përpara sfida të panumërta, por jo të pakapërcyeshme. Kryeministri Berisha po ua bën jetën ferr shqiptarëve, por mos u dëshpëroni dhe mos u dorëzoni, nuk është vonë për të pasur një rini të lumtur”, u tha Tahiri të rinjve të pranishëm.
Tahiri nënvizoi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare përbëjnë zgjidhjen e vetme për të dalë nga kjo situatë e rëndë ku qeveria ka futur vendin dhe ka ftuar votuesit e rinj që të mbrojnë votën e tyre.
“Duhet ta kthejmë vitin 2013 në vitin e ndryshimit. Ngrihuni në këmbë dhe merrni në dorë fatin e jetës tuaj. Më 23 qershor do të fitojmë me PS dhe Edi Ramën. Premtojini njëri-tjetrit që nuk do të lejoni të vihet dorë mbi vota”, tha Tahiri.
Nga ana e saj kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali theksoi se Partia Socialiste do të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse.
“Do të punojmë të gjithë së bashku për të arritur ndryshimin. Vendi ynë nuk u përket hajdutëve. Më 23 qershor ne do ta fitojmë Shqipërinë”, tha Spiropali.