E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KQZ miraton sot fletëvotimin, nesër nis votimi jashtë Kosovës

PRISHTINË, 8 janar /ATSH/ Pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 9 shkurt. Pas miratimit, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës.

Mbledhja e KQZ-së do të mbahet nga ora 14:00. Numri i përgjithshëm i votuesve për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, është mbi 2 milionë e 75 mijë.

Ndërkaq, numri i personave që janë regjistruar për votim jashtë Kosovës është rreth 105 mijë votues. Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 9 shkurt dhe janë të parat zgjedhje të rregullta që prej shpalljes së pavarësisë më 2008.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›