E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Investimi tek rruga Shirokë-Zogaj, Beci: Nxit zhvillimin rajonal të Shkodrës

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci është shprehur sot se rruga Shirokë-Zogaj është një nga projektet më të rëndësishme që po realizohen me ritëm të shpejtë në Shkodër.

“Në këto ditë të para janari firma kontraktuese po vijon punimet me intensitet të lartë për ta çuar përpara këtë investim strategjik me rëndësi të madhe për zhvillimin rajonal të Shkodrës.

Deri tani janë hapur 3 km e para të rrugës, ndërsa është përfunduar edhe ndërtimi i bypass-it në qendër të fshatit Zogaj”, thotë Beci në një postim në Facebook.

Sipas Becit, “ky projekt, i financuar nga qeveria shqiptare, ka për qëllim zhvillimin e turizmit në zonë dhe krijimin e një lidhjeje të re strategjike për Shkodrën, si kryeqendër e rajonit”.

1 nga 8

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›