KQZ miraton tabelat për Qarkun e Fierit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot tabelat përmbledhëse të Qarkut të Fierit, zona zgjedhore kjo që është kthyer në qendër sherri midis partive politike. Miratimi u bë me katër vota pro dhe me tre kundër nga anëtarët e KQZ-së. Në tabelat e rezultateve të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, që përmban zonën 20, mungojnë dy qendra votimi. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani deklaroi se mos përfshirja e këtyre dy qendrave është e gabuar, ndërsa ka shtuar se rruga për zgjidhjen e këtij problemi do t'i takojë Kolegjit Zgjedhor për të vendosur.