E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takon delegacionin parlamentar të Kinës

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në një takim përfaqësuesit e Komitetit të Politikës së Jashtme të Asamblesë Popullore të Kinës. Topalli deklaroi se Shqipëria e sheh me shumë interes bashkëpunimin me Kinën, veçanërisht në fushën ekonomike. Gjatë takimit, Kryetarja Topalli shprehu bindjen se qeveria e re Berisha, do të rrisë edhe më shumë bashkëpunimit me vende me fuqi globale ekonomike si Kina. Duke u ndalur në marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale mes dy vendeve, kryeparlamentarja Topalli tha se vizita e saj zyrtare në Kinë, ishte shumë mbresëlënënse dhe fuqia ekonomike, infrastruktura, zhvillimi galopant e bëjnë Kinën një model të progresit ekonomik.
Përfaqësuesit e delegacionit kinez, vend i cili ka hartuar një politikë fiskale efikase për përballimin e krizës globale vlerësuan doktrinën ekonomike të ndjekur nga qeveria shqiptare, që e ka bërë Shqipërinë një nga vendet që nuk është rënduar nga kriza financiare. Gjithashtu, përfaqësuesit e delegacionit parlamentar të Kinës shprehën interes të veçantë për nxitjen e investimeve dhe bashkëpunimit mes dy parlamenteve dhe dy vendeve në fusha konkrete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›