E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina përplaset me trenin, ndërron jetë 22-vjeçarja e plagoset rëndë vëllai

Tiranë- Një aksident hekurudhor ka ndodhur pasditen e sotme nga treni i linjës Tiranë-Durrës me pasojë plagosjen e një personi dhe vdekjen e një tjetri.

Një automjet tip Ford Fokus me targa TR 7358 i ka prerë rrugën trenit, në kryqëzimit të rrugës Jordan Misja, dhe është përplasur nga treni i kësaj linje hekurudhore.

Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se në automjet udhëtonin dy persona, motër e vëlla.

Drejtuesi i mjetit, 21 vjeçari Mikel Ndosha ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak ndërsa e motra Kristjana Ndosha, 22- vjeç, e cila ka qenë e ulur në sediljen e pasagjerit në vendin e parë të makinës, ndërroi jetë në spital.  Mësohet se është ndaluar mashinisti i trenit, ku po merret në pyetje për detajet e ngjarjes.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Tëitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›